nuk mund t’i imponoheni Perëndinë

nuk mund t’i imponoheni Perëndinë

Sikurse na zgjodhi (na zgjodhi vet, për vete, si të Tijët) në të përpara themelimit të botës… – Efesianëve 1:4

Sot, dua t’ju kujtoj për diçka që e konsideroj të rëndësishme për mirëqënien tuaj: Ju nuk jeni surprizë për Perëndinë. Ai e dinte se çfarë po bënte kur ju zgjodhi, ashtu si Ai e dinte çfarë po bënte kur më zgjodhi mua.

Bibla thotë që Perëndia na zgjodhi vet, për vete, si të Tijët! Nuk u shfaqët thjesht rastësisht. Perëndia nuk ka zgjedhur thjesht t’ju tolerojë.

Perëndia nuk bezdiset, sepse Ai ju zgjodhi… nuk mund t’i imponoheni Atij! Nuk po rrotullon sytë kur ju keni një problem. Gjithmonë do t’ju kujtojë sa shumë keni ecur, sa mirë ia keni dalë, sa të çmuar jeni në sytë e Tij dhe sa shumë ju do.

Perëndia i dinte dobësitë tuaja, çdo të metë që do të kishit, për çdo kohë që do të rrëzoheshit dhe përsëri Ai tha: “Unë të dua ty.” Letra drejtuar Efesianëve 1:5 shpall që Ai ju paracaktoi për birësim si të Tijët. Perëndia është Babi juaj! Më Të përkrah, gjërat do të bashkëveprojnë për mirë.


Lutje

Perëndi, dashuria Jote më mahnit. Si Ati im, Ti më ke zgjedhur përpara se bota të krijohej. Pavarësisht sa të meta unë mund të kem, unë e di që Ti më do. Faleminderit për mirësinë Tënde!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon