qëndroni në dashurinë e tij

qëndroni në dashurinë e tij

Dhe ne kemi njohur (kuptuar, dalluar, të ndërgjegjshëm, nga vëzhgimi dhe përvoja) dhe kemi besuar dashurinë, që Perëndia ka ndaj nesh. Perëndia është dashuri; dhe ai, që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. – 1 Gjoni 4:16

Letra e Parë e Gjonit 4:16 thekson që kemi nevojë të jemi të ndërgjegjshëm për dashurinë që Perëndia ka për ne. Është e thjeshtë të themi “Perëndia më do” pa kuptuar vërtet çfarë po themi. Njohuria e dashurisë së Tij nuk duhet të jetë një fakt biblik që ne e kuptojmë në mendjen tonë por një realitet i gjallë në jetën tonë.

Ky varg thotë “Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.”

Fjala qëndroni në këtë varg, do të thotë “banoni, jetoni.” Nuk po thotë vizitoni, por i referohet të qëndruarit.

Dashuria e Perëndisë nuk është thjesht një fakt për t’u mbajtur mend apo një ndjenjë kalimtare. Dashuria e Tij është këtu për të qëndruar. Nuk është vetëm për kohë të mira dhe në kohë të këqija të largohet; dashuria e Perëndisë gjithmonë qëndron, prandaj duhet të qëndrojmë në dashurinë e Tij.

Secili prej nesh mund të korrë një bekim më të madh në pjekuri kur këmbëngulim në dashurinë e Perëndisë. Do të rriteni në kohë të vështira kur qëndroni në dashurinë e mrekullueshme që Perëndia ka për ju.


Lutje

Zot, unë këmbëngul sot të qëndroj në dashurinë që Ti ke për mua. Shumë gjëra ndryshojnë, por dashuria Jote nuk largohet asnjëherë, prandaj zgjedh të rrënjosem në dashurinë Tënde të mrekullueshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon