si të luftoni luftën e mirë

si të luftoni luftën e mirë

Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve. – 1 Timoteut 6:12

Duhet të luftojmë luftën e mirë të besimit kundër armikut, por si është kjo nga ana praktike? Po listoj gjashtë strategji:

  1. Mendoni agresivisht. Si një gjeneral përpara betejës, planifikoni dhe përllogarisni si të përfshiheni dhe të mposhtni armikun.
  2. Lutuni me zjarr. Letra drejtuar Hebrenjve 4:16 na udhëzon t’i afrohemi fronit të Perëndisë me besim dhe guxim. Shkoni tek Ai me besim dhe i tregoni nevojën tuaj.
  3. Flisni pa frikë. Letra e Parë e Pjetrit 4:11 thotë: “Nëse dikush flet, (le të flasë në fuqi) le ta bëjë si thëniet e Perëndisë…” Unë dhe ju kemi një zë frymëror urdhërues kundër fuqisë së të ligut.
  4. Jepni bujarisht. Mënyra si ne japim është mënyra si ne marrim (shih Luka 6:38). Jetoni një jetë në bujari.
  5. Punoni me qëllim. Kudo që të vendosni duart tuaja, duhet ta bëni me gjithë forcën tuaj (Predikuesit 9:10). Trazojeni veten në Frymën e Shenjtë dhe përfundojeni punën.
  6. Duani pa kushte. Si fëmijë të Perëndisë, duhet të duam të tjerët si Perëndia na do neve, pa kushte dhe në sakrificë.

Shikoni këto hapa dhe kur armiku të vijë, do të jeni të mbushur me fuqinë e Perëndisë dhe do të jeni të pamposhtur.


Lutje

Zot, unë nuk dua të rri duarkryq dhe të humbas luftën e besimit për të cilën më ke thirrur. Ndërsa lëviz përpara, më trego si të zbatoj këto gjashtë strategji në luftën time kundër armikut.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon