Fuqia e Frymës së Shenjtë

Fuqia e Frymës së Shenjtë

Por do të merrni fuqi (aftësi, efikasitet) kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të më bëheni dëshmitarë në Jerusalem dhe në gjithë Judenë dhe Samarinë dhe deri në skajin e dheut». (Veprat 1:8)

Fryma e Perëndisë u jep fuqi atyre që dëshirojnë të dëgjojnë zërin e Tij dhe i shërbejnë Atij. Një person mund të dëshirojë të bëjë diçka dhe nuk ka fuqinë për ta kryer, por ajo fuqi mund të vijë përmes marrjes së pagëzimit me Frymën e Shenjtë.

Ju mund të kujtoni që Jezusi ishte pagëzuar me anë të zhytjes në ujë, por Ai gjithashtu u pagëzua në Frymën e Shenjtë. Me fjalë të tjera, Ai u zhyt në fuqinë, e cila i mundësoi Atij të kryejë detyrën për të cilën e dërgoi Ati i Tij të kryente. Veprat 10:38 thotë, “se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti” dhe që Ai “e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata, që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.”

Përpara se të niste shërbesa publike e Jezusit, Ai u vajos me Frymën e Shenjtë dhe fuqi. Kur ne jemi të mbushur me Frymën e Shenjtë, ne jemi në gjendje të dëgjojmë zërin e Perëndisë më qartë dhe jemi të pajisur për të shërbyer në Mbretërinë e Perëndisë sepse jemi në gjendje të marrim fuqinë ( aftësinë, efikasitetin) e Frymës së Shenjtë që kur Ai erdhi mbi ne për të qenë dëshmitarët e Tij. Kjo fuqi na mundëson neve të bëjmë çfarë Perëndia dëshiron që të bëjmë.

Është e rëndësishme të shohësh që Jezusi nuk kreu asnjë mrekulli ose vepër të fuqishme derisa u fuqizua nga Fryma e Shenjtë. Nëse Jezusi kishte nevojë për fuqinë e Frymës, sigurisht që edhe ne kemi nevojë gjithashtu. Kërkoi Atij të të mbushë me Fuqinë e Frymës sot dhe çdo ditë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti ke akses tek fuqia – ndize dritën.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon