Fuqia E Fshehtë E Rrëfimit

Fuqia E Fshehtë E Rrëfimit

“A nuk është fjala ime si zjarri (që djeg gjithçka që nuk mund t’i qëndrojë testimit)?”, thotë Zoti, “dhe si një çekiç që thyen gurin (rezistuesin më kokëfortë)?” —Jeremia 23:29

Çfarë mendoni kur dëgjoni fjalën “rrëfim”? Shumë njerëz mendojnë për një kuptim negativ të fjalës, të detyruar të pranoni diçka që e keni bërë gabim. Kur ne biem dakord me Fjalën e Perëndisë duke e rrëfyer me zë të lartë, rezultati është gjithmonë pozitiv.

Një mik i imi thotë që nuk mund të mposhtim Goliathin me gojën tonë të mbyllur. Kur Davidi po përgatitej të shkonte në betejë me gjigandin Goliath, ai vrapoi drejt tij duke rrëfyer me zë të lartë rezultatin që besonte se do kishte në fund të betejës: Pikërisht sot Zoti do të të rrëzojë në duart e mia… (1 Samuelit 17:46).

Ky është një shembull i mirë sesi duhet t’u afrohemi armiqve në jetët tona. Duhet të hapim gojën dhe të flasim Fjalën e Perëndisë.

Ju inkurajoj fort të rrëfeni Fjalën e Perëndisë me zë të lartë për çdo ditë. Sa herë që ju vjen një mendim i cili nuk përputhet me Fjalën e Perëndisë, rrëfeni të vërtetën e Fjalës së Tij me zë të lartë dhe ju do të zbuloni që fuqia e Fjalës do të mposhtë gënjeshtrën.


Lutje

Perëndi, unë e di që Fjala Jote është e fuqishme…asgjë nuk mund t’i qëndrojë kundër. Sa herë e gjej veten në vështirësi, më kujto të rrëfej Fjalën Tënde me zë të lartë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon