Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. 1PJETRIT 5:8
Kur e gjeni veten në situata shqetësuese, synoni të qëndroni të qetë. Sa herë që filloni të ndiheni të mërzitur e të shqetësuar, ndaloni dhe pyete- ni veten: “Çfarë po përpiqet të bëjë armiku këtu?”
Nëse djalli nuk mund t’ju frikësojë dhe mërzisë për një problem, ai nuk ka asnjë fuqi mbi ju. Ju qëndroni në forcën dhe fuqinë e Perëndisë kur ruani qetësinë, paqen dhe mbani një qëndrim besimi.
Fryma e Shenjtë vepron në një atmosferë gëzimi dhe paqe. Ai nuk vepron në trazira. Në kohë sprovash, forca juaj gjendet në qëndrimin pranë Perëndisë dhe duke hyrë në prehjen e Tij. Të gjitha këto fjalë bib- like – bano, qetësohu, pusho, qëndro dhe në Krishtin – thonë në thelb të njëjtën gjë: Mos e humb gëzimin dhe paqen.
Në Krishtin, ti je thirrur të jesh fitimtar. Ti ke sigurinë se gjithmonë do triumfosh në Të. Nëse e merrni çdo problem ashtu siç vjen, do të zgjidhet mirë. Jezusi është gjithmonë me ju në çdo situatë. Vetëm mos harroni t’i besoni Atij për gëzim dhe paqe të mjaftueshme për sot.
Ka fuqi të jashtëzakonshme në zgjedhjen për të ecur në paqe dhe gëzim, pavarësisht nga rrethanat rreth jush.