
Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dhuroi një emër përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit (duhet) të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiell dhe mbi tokë dhe nëntokë. – Filipianëve 2:9-11
Shumë njerëz, përfshirë edhe të krishterët, nuk kanë dijeni për fuqinë e pamasë të emrit Jezus.
A keni menduar ndonjëherë për rëndësinë e një emri? Emri i një personi përfaqëson dhe personifikon karakterit e tij, duke e veçuar nga gjithë të tjerët.
Në të njëjtën mënyrë, kur ne themi emrin e Jezusit, nuk po themi thjesht një emër. Po shpallim një emër që përmban fuqi, jo fuqi njerëzore, por gjithë fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë (shih Kolosianëve 2:9-10).
Kur themi këtë emër, ne po e përshkruajmë Personin. Jezus do të thotë “Shpëtimtar,” dhe po e thërrasim sipas asaj që Ai bën për ne, Ai na shpëton nga mëkati, dështimet dhe rrethanat që nuk janë sipas vullnetit të Tij (shih Mateu 1:21).
Shumë njerëz duan të përjetojnë fuqinë frymërore, por nuk e kuptojnë që duhet të thërrasin emrin Jezus për ta përjetuar. Ky emër i mrekullueshëm u është dhënë atyrë që besojnë. Si fëmijë të Perëndisë, thërrisni emrin e Tij me besim sot.
Lutje
At’ Perëndi, unë shpall emrin e Jezusit në besim mbi çdo situatë të jetës sime. Faleminderit për fuqinë shpëtuese të Birit Tënd.