a ju do Perëndia edhe kur bëni gabime?

a ju do Perëndia edhe kur bëni gabime?

Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të drejtësuar nëpërmjet gjakut të tij, do të shpëtohemi nga zemërimi me anë të tij. – Romakëve 5:8-9

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse jeni të mirë mjaftueshëm që Perëndia t’ju dojë? Fatkeqësisht, shumë njerëz besojnë që Perëndia i do vetëm për sa kohë që nuk bëjnë gabime.

Ndoshta ishte ky këndvështrim që e bëri psalmistin të pyeste: “çfarë është njeriu që ta mbash mend…?” (Psalmeve 8:4). Bibla na thotë që jemi krijimi i Perëndisë, vepra e duarve të Tij dhe që Ai na do pa kushte.

Le ta pranojmë, Jezusi nuk vdiq për ju sepse ju ishit kaq të mirë dhe të mrekullueshëm, Ai vdiq për ju sepse ju do. Letra drejtuar Romakëve 5:8-9 konfirmon këtë të vërtetë duke na thënë që Ai vdiq për ne kur ishim ende mëkatarë.

Perëndia ju deshi mjaftueshëm sa të jepte Birin e Tij të vetëmlindur, që jo vetëm të vdiste për mëkatet tuaja, por edhe të mbulonte mëkatet e çdo dite. Ai ju do kaq shumë sa do që të jetoni çdo ditë në fuqi dhe fitore.

Perëndia ju do dhe do që ta besoni dhe ta pranoni këtë gjithë kohën…edhe kur bëni gabime.


Lutje

Zot, dashuria Jote është madhështore. Ti më do mua edhe kur duket sikur nuk ka kuptim. Kur unë bëj gabime, Ti prapë je me mua. Faleminderit për dashurinë Tënde pa kushte.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon