Garancia!

Garancia!

i cili [FRYMA] është kapari i trashëgimisë sonë [frytet e para, pengu dhe parashija, parapagimi për trashëgiminë tonë], për shpengimin e pronës së fituar, për lëvdimin e lavdisë së tij. (EFESIANËVE 1:14)

Fryma e Shenjtë është garancia jonë për gjërat e mira që do të vijnë. Unë shpesh them, veçanërisht kur ndjehem e mbushur plot me Frymën e Shenjtë: “Kjo është kaq e mirë, nuk mund ta imagjinoj dot si do të jetë lavdia e plotë”. Nëse përjetojmë vetëm 10 për qind (një paradhënie tipike) të asaj që na takon për shkak të trashëgimisë sonë, thjesht mendoni se si do të jetë të shohësh Perëndinë ballë për ballë, të mos kesh më lot, asnjë pikëllim, nuk vdes më. Këto mendime më lënë krejtësisht të mahnitur.

Tek Efesianëve 1:13-14, Bibla thotë që ne jemi të vulosur me Frymën e Shenjtë dhe ai është kapari që garanton se ne do të arrijmë të sigurtë, të ruajtur nga shkatërrimi, në ditën e fundit të çlirimit nga mëkati dhe nga të gjitha efektet e tij. Mendo për këtë mrekulli – Fryma e Shenjtë brenda nesh, na ruan ne për vendin përfundimar të pushimit, i cili nuk është varri por qielli, në prezencën e Perëndisë.

Fryma e Shenjtë bën gjëra të mrekullueshme për ne këtu dhe tani. Ai na flet ne, na drejton ne, na ndihmon ne, na mëson, na jep këshillë, na fuqizon për të përmbushur planin emocionues të Perëndisë për jetën tonë dhe shumë më tepër. Por nuk ka rëndësi se sa të mrekullueshme janë përvojat tona me Të në jetët tona tokësore, ato janë vetëm një parashije e asaj që është përpara nesh. Ne kemi kaparin, por akoma më shumë do të vijë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti mund të ndihesh i sigurtë duke ditur që trashëgimia jote vjen me një garanci.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon