I Gatshëm Për Të Ndryshuar

I Gatshëm Për Të Ndryshuar

Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhja jote. – Ligji i Përtërirë 30:19

Kam filluar të pi duhan në moshën 9-vjeçare. Më pëlqente, sepse më çlodhte dhe për një kohë të gjatë nuk doja ta lija. Kur e kuptova që duhet ta lija, nuk doja ta bëja, sepse mendoja që do të shtoja në peshë. Ishte justifikimi im për vite me radhë. Pastaj kalova në një periudhë tjetër, ku e lija duhanin për pak kohë dhe e filloja përsëri.

Më pas kalova disa kriza, pasi nuk mund të rrija dot pa pirë duhan. Kur doja të pija duhan, dilja fshehurazi nga kisha për t’u shtrirë në ndenjësen e makinës sime dhe filloja të tymosja. E dija që duhet të ndryshoja.

Zakonisht, arrijmë në një pikë kulmore, përpara se të jemi të gatshëm të ndryshojmë. Për shembull, ndonjëherë duhet një krizë zemre që një person të fillojë të hajë mirë. Por nuk kemi pse të presim për pikën kulmore. Mund të shtrëngoni veten dhe të thoni “Mjaft. I kam dhënë fund këtyre gjërave”.

Bibla thotë që mund të zgjedhim jetën. Perëndia ka siguruar për ne mbështetjen dhe aftësinë për të ndryshuar, por duhet të jemi të gatshëm, ndryshe pika kulmore, ku mund të arrijmë, do të na godasë fort dhe shpejt. Është shumë më e thjeshtë të zgjedhim jetën, sesa të arrijmë në atë pikë.

Mos kini frikë të ndiheni në siklet për pak kohë. Unë më në fund arrita lirinë nga duhani dhe nuk ishte e lehtë…por nuk kisha pse ta bëja vetëm. Nëse mendoni që nuk jeni gati të ndryshoni, atëherë dorëzojeni këtë çështje te Perëndia dhe thoni “Më ndihmo, më ndihmo, më ndihmo.” Lajmi i mirë është se me ndihmën e Perëndisë dhe vendimin e marrë për të zgjedhur jetën, ju mundeni me të vërtetë të ndryshoni jetën tuaj një herë e mirë.


Lutje

Perëndi, Ti më ke dhënë mundësinë të zgjedh dhe unë zgjedh jetën! Unë e di që ndryshimi është i vështirë, por të kërkoj të më ndihmosh. Me ndihmën Tënde dhe gatishmërinë time për të ndryshuar, unë mund të mposht çdo pengesë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon