Gëzohu duke zbatuar planin e Perëndisë

Gëzohu duke zbatuar planin e Perëndisë

Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është brenda zemrës sime. (Psalmi 40:8)

Nëse duam të dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe t’i bindemi vullnetit të Tij, besoj se lutja jonë e çdo mëngjesi duhet të jetë disi e tillë:

“Perëndi, dua të eci sipas planin Tënd të përsosur gjithë jetën time. Nuk dua planin tënd të butë; nuk dua të bëj asgjë pa aprovimin dhe bekimin Tënd. Nëse përpiqem të bëj diçka që nuk është më e mira që Ti ke për mua, të lutem lejo të ndjej hezitim në zemër dhe kontroll në frymën time që të më mbajë në shtegun e planit Tënd.

Më lejo të ta dorëzoj ty veten time.
Më ndihmo të mos jem kokëfortë.
Më ndihmo të mos jem qafëtrashë.
Më ndihmo të mos e kem zemrën të ngurtësuar.

Perëndi, dua që plani Yt të operojë plotësisht në jetën time. E kam përjetuar frytin e planit tim mjaftueshëm sa për të kuptuar se nëse ndjek mënyrën time, kur kjo nuk është ajo që Ti do, kam për të përfunduar keq. Jam gati të të bindem, por të lutem më ndihmo ta dëgjoj qartë se çfarë po më thua të bëj. Amen.”


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Disa herë për çdo ditë, pëshpëriti Perëndisë, “Le të bëhet vullneti Yt.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon