Gjëja Më E Madhe Në Botë

Shumë të dashur, në qoftë se Perëndia na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin. 1 GJONIT 4:11

Të duash dhe të jesh i dashur janë ato që e bëjnë jetën të vlefshme për tu jetuar. Të duash dhe të të duan është mënyra si na ka krijuar Perëndia ne
– i jep jetës qëllim dhe kuptim. Dashuria është gjëja më e madhe në botë. Është gjithashtu zona më e sulmuar në jetën tonë. Synimi i djallit është të na ndajë nga dashuria e Perëndisë, dhe ai do të përdorë çdo gjë që të na e ngatërrojë kuptimin tonë për dashurinë e Perëndisë ose do e bëj të vështirë. Mjeti i tij kryesor i mashtrimit është të na bëjë të
besojmë se dashuria e Perëndisë për ne varet nga denjësia jonë.

Ja se si funksionoi në jetën time: Sa herë që dështoja, do të ndaloja së lejuari veten të merrja dashurinë e Zotit dhe do të filloja ta ndëshkoja veten duke u ndjerë e dënuar dhe fajtore. Kam jetuar në këtë mënyrë për shumë vite të jetës sime, duke mbajtur thesin e rëndë të fajeve në shpinën time kudo që shkoja. Kam bërë mëkate rregullisht dhe jam penduar për çdo një prej tyre. Pastaj do të përpiqesha të fitoja favorin e Perëndisë me punë të mira.

Fatmirësisht, dita e çlirimit më në fund erdhi për mua. Perëndia me dashamirësi më zbuloi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, dashurinë e Tij për mua personalisht. Ai zbulim i vetëm më ndryshoi jetën komplet dhe rrugën me Të. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë dhe për ju. Kur ju të kuptoni se Perëndia ju do pafundësisht, çdo gjë ndryshon. Ju jeni të dashur, jo për shkak të atyre që keni bërë apo s’keni bërë, por për shkak se kush është Perëndia.


Dashuria e Perëndisë për ju është e përsosur dhe e pakushtëzuar. Kur ju dështoni, Ai vazhdon t’ju dojë sepse dashuria e tij nuk është e bazuar tek ju por tek Ai.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon