Gjithmonë i Disponueshëm

Gjithmonë i Disponueshëm

Sigurisht të drejtët do ta kremtojnë emrin tënd dhe njerëzit e ndershëm do të banojnë në praninë tënde. (PSALMI 140:13)

Fakti që Fryma e Shenjtë banon brenda nesh provon gatishmërinë e Tij për të qenë gjithmonë i disponueshëm për të na folur dhe për të na ndihmuar sa herë që kemi nevojë për Të. Ndërsa vazhdojmë të rritemi frymërisht, ne do të përjetojmë tundime, por Perëndia na ka dhënë Frymën e Shenjtë për të na mundësuar t’i rezistojmë tundimit dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura në vend të atyre të gabuara.

Megjithatë, asnjë qenie njerëzore nuk është e përsosur dhe ne do të bëjmë gabime. Por falja e Perëndisë është gjithmonë e disponueshme përmes Jezus Krishtit. Pranimi i kësaj falje na forcon dhe na mundëson të ecim përpara me Perëndinë. Gjithashtu ajo vendos paqen në zemrat tona, na bën të lirë dhe na ndihmon të dëgjojmë zërin e Perëndisë qartësisht.

Të ndihemi të mundur dhe të dënuar nga çdo gabim që bëjmë na dobëson. Në vend që të përdorim energjinë tonë për t’u ndier keq për veten, ne duhet ta përdorim atë për t’u siguruar që zemrat tona janë të sintonizuara me zërin e Perëndisë ndërsa Ai na çon në forcë më të madhe dhe marrëdhënie më të thellë me Veten. Falja e Tij dhe prania e Tij janë gjithmonë në dispozicion për ne përmes Frymës së Shenjtë. Ndërsa kërkoni Perëndinë sot, ju inkurajoj të merrni dashurinë dhe mëshirën e Tij. Krahët e tij janë të hapur dhe Ai është duke pritur të kalojë kohë me ju.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbaj mend që Fryma e Shenjtë është gjith‑monë i disponueshëm për ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon