Hiri Nuk Shitet

Hiri Nuk Shitet

me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë. ROMAKËVE 5:2

Djalli dëshiron që ti dhe unë të mendojmë se mund ta blejmë hirin ( favorin) e Perëndisë me anë të veprave tona. Por hiri i Perëndisë nuk është për shitje, sepse në përkufizimin e tij, favori i pamerituar, është një dhuratë.

Hiri nuk mund të fitohet me anë të lutjes, veprave të mira, leximit të Biblës, rrëfimit të Shkrimit apo pjesëmarrjes në kishë. Madje nuk mund të blihet as me anë të besimit. Hiri i Perëndisë është i pranueshëm, por jo “ për t’u blerë”.

Edhe kur ne bëjmë të gjitha gjërat e duhura, është e rëndësishme që motivet tona të jenë të pastra. Kur ne kemi miqësi me Zotin, nëse motivi ynë është të marrim diçka prej Tij, ne kemi lëvizur nga hiri tek veprat. Le të mos biem në kurthin e mendimit që ne meritojmë çdo gjë të mirë nga Zoti. Mirësia e Perëndisë është dhuratë dhe gjithçka që mund të bëjmë është të falënderojmë Atë dhe të mbushemi me mirënjohje. Çdo gjë që ne bëjmë për Perëndinë duhet të bëhet për shkak se e duam Atë, dhe asnjëherë për të marrë ndonjë gjë prej Tij.

Ne mund të kërkojmë Zotin dhe miqësinë me Të për asnjë arsye tjetër përveç faktit që ne e duam Atë dhe dëshirojmë të jemi sa më pranë Tij çdo ditë.


Shpëtimi dhe çdo gjë e mirë nga Perëndia është një dhuratë dhe merret vetëm me anë të besimit, që askush të mos mburret.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon