
Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit. PSALMI 119:1
Ekziston një liri dhe lehtësi hyjnore që vjen kur e doni vërtet Fjalën e Perëndisë – kur e dëgjoni, e pranoni dhe i bindeni. Edhe në rrethana të vështira, jeta juaj do të jetë e lirë nga mjerimi dhe zhgënjimi. Gëzimi juaj është i plotë kur i afroheni Perëndisë nëpërmjet Fjalës së Tij, duke besuar premtimet e Tij për jetën tuaj dhe duke iu bindur urdhrave të Tij.
Çelësi për të kapërcyer vështirësitë me të cilat përballeni në jetë është të besoni Fjalën dhe t›i bindeni çdo gjëje që Perëndia vendos në zemrën tuaj për të bërë. Qëndrimi në Fjalën e Tij ju çliron nga lufta në mënyrë që të pushoni në premtimet e Perëndisë. Hebrenjve 4:3 thotë: «Sepse ne që kemi besuar (i përmbahemi dhe i kemi besuar Perëndisë dhe jemi mbështetur tek ai) hyjmë në atë prehje.»
Nëse ndiheni të mundur sot, nëse jeni të pushtuar nga një problem, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i përkushtoheni dëgjimit, pranimit dhe bindjes ndaj Fjalës së Perëndisë. Aty do të gjeni fjalët e jetës. Sapo të filloni të besoni Fjalën e Perëndisë, gëzimi juaj do të kthehet dhe do të jeni përsëri të qetë.
Një jetë pushimi tek Ai është vendi ku Perëndia dëshiron që ju të jeni çdo ditë të jetës suaj.