Hyrje të Plotë

Hyrje të Plotë

Me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen [tonë] në këtë hir (favor të Perëndisë) në të cilin qëndrojmë [me vendosmëri dhe siguri] dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë. (ROMAKËVE 5:2)

Çdo gjë në jetën tonë frymërore varet nga besimi ynë personal në Perëndinë dhe në marrëdhënien tonë me Të, që sigurisht përfshin dëgjimin e zërit të Tij. Ne mund ta shijojmë atë marrëdhënie sepse vdekja e Jezusit në kryq na jep neve hyrje të lirë tek Ati ynë qiellor dhe besimi ynë na mundëson të kemi një marrëdhënie të ngushtë, dinamike me Të.

E dua shumë vargun tek Efesianëve 3:12 dhe kam qenë duke e studiuar atë. Ai thotë: “në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin (një qasje pa rezerva ndaj Perëndisë me liri dhe pa frikë) nëpërmjet besimit në të.” Ndërsa meditoj në këtë varg, emocionohem shumë kur kuptoj që si qënie të zakonshme njerëzore kemi hyrje të lirë tek Perëndia në çdo kohë përmes lutjes; ne mund të dëgjojmë zërin e Tij në çdo kohë që dëshirojmë ose kemi nevojë. Ne mund t’i afrohemi Atij me guxim pa asnjë rezervë, pa frikë dhe me liri të plotë. Sa madhështor është ky fakt! Besimi personal në Perëndinë hap derën për ndihmën e pakufishme prej Tij dhe zhvillon komunikimin me Të.

Eja tek Perëndia me sigurinë që Ai të do ty, dëshiron miqësinë tënde dhe dëshiron jo vetëm të dëgjojë nga ty por edhe të flasë me ty.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Prit të dëgjosh nga Perëndia dhe të drejtohesh nga Fryma e Tij e Shenjtë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon