I bindur

I bindur

Nëse dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një neveri. (FJALËT E URTA 28:9)

Vargu i sotëm thotë diçka befasuese rreth lutjeve tona kur nuk mbajmë qëndrimin e duhur përpara autoritetit apo tregohemi rebelë – ato janë revoltuese për Perëndinë.

Ne thjesht nuk mund të rritemi apo maturohemi pa u korrigjuar. Nëse rebelohemi ndaj rregullave të kompanisë, trafikut apo çdo lloj autoriteti, atëherë kemi probleme me qëndrimin tonë më shumë nga sa mendojmë. Të jesh rebel është diçka që duhet ta kemi për qëllim ta eliminojmë nga qëndrimi dhe sjellja jonë! Përse? Sepse nëse refuzojmë t’i bindemi autoritetit tokësor, atëherë nuk do t’i dorëzohemi autoritetit të Perëndisë. Kjo është mosbindje dhe do të na mbajë larg lutjeve efektive.

Perëndia më vendosi në shërbesën e dikujt tjetër për disa vite përpara se të më lejonte të filloja shërbesën time. Duhet të mësoja se si t’i bindesha autoritetit. Kjo nuk ishte e lehtë për mua. Nuk bija gjithmonë dakord me vendimet që merreshin dhe ndihesha se ndonjëherë nuk trajtohesha drejt, por një nga mësimet që më dha Perëndia është se nuk jemi gati të qëndrojmë nën autoritet derisa të mësojmë se si t’i bindemi atij.

Ti mund të dëshirosh një rritje rroge ose ngritje në detyrë në punë, por prapë se prapë bën thashetheme dhe bën kritika për shefin. Kjo është një formë rebelimi dhe mund ta pengojë progresin tënd. Tregohu i bindur dhe do të marrësh më shumë përgjigje lutjesh dhe do ta dëgjosh më qartë zërin e Perëndisë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jo gjithçka që të kërkohet të bësh në jetë është e drejtë, por në fund Perëndia gjithmonë do të vendosë drejtësi.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon