Jepi Vetes Një Dhuratë

Jepi Vetes Një Dhuratë

Por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. (EFESIANËVE 4:32)

Mosfalja, hidhërimi, inati ose ofendimi i çfarëdo lloji mund të na bëjë të paaftë të dëgjojmë nga Perëndia. Fjala e Perëndisë është shumë e qartë për këtë temë. Nëse duam që Perëndia të na falë mëkatet dhe shkeljet tona kundër Tij, duhet t’u falim të tjerëve mëkatet dhe shkeljet e tyre kundër nesh.

Efesianëve 4:30-32, pasazhi që përmban vargun e sotëm na mëson që ne e trishtojmë Frymën e Shenjtë kur mbajmë emocione negative si zemërimi, inati dhe armiqësia në zemrat tona. Kur mbajmë mosfalje ndaj dikujt për ndonjë arsye, ajo ngurtëson zemrat tona dhe na pengon të jemi të ndjeshëm ndaj udhëheqjes së Perëndisë në jetën tonë.

Një herë dëgjova dikë të thoshte se të mbash mosfalje është si të pish helmin dhe të shpresosh që armiku yt do të vdesë. Pse të harxhosh jetën tënde duke qenë i inatosur apo i zemëruar ndaj dikujt që me shumë mundësi po e shijon jetën e tij apo të saj dhe as që kujdeset të mendojë nëse ti je i zemëruar? Bëji vetes një favor – fali ata që të lëndojnë ty! Jepi vetes tënde dhuratën e faljes. Kjo do të sjellë paqe në zemrën tënde dhe do të mundësojë që zemra jote të dëgjojë zërin e Perëndisë dhe do të ndjekë udhëheqjen e Tij në jetën tënde.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jepi vetes tënde dhuratën e faljes së të tjerëve.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon