Jeta E Brendshme

Jeta E Brendshme

Nëpërmjet kësaj, Fryma e Shenjtë tregonte se udha në shenjtërore ende nuk ishte shfaqur, mbasi ende po qëndronte tenda e parë. (HEBRENJVE 9:8)

Tabernakulli i Dhjatës së Vjetër përbëhej nga tri pjesë. Kishte një oborr, një vend që quhej Vendi i Shenjtë dhe Shenjtëroren, që ishte dhoma e brendshme. Vetëm kryeprifti mund të futej në Shenjtërore, sepse aty qëndronte prezenca e Perëndisë.

Si njerëz, ne jemi qenie të përbëra prej tri pjesësh. Kemi një trup, një shpirt dhe një frymë. Vargu për sot deklaron se për aq kohë sa vazhdojmë të mbetemi te pjesa e jashtme, që është një analogji për trupin dhe shpirtin tonë, atëherë udha për në Shenjtërore, një analogji për frymën, nuk do të hapet. Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë se nëse i bindemi dhe plotësojmë dëshirat e mishit, nuk do të shijojmë dhe pushojmë kurrë në praninë e Perëndisë. Për shembull, nëse qëndroj i zemëruar nuk do ta shijoj praninë e Perëndisë.

Pjesa jonë mishore gjithmonë do të ketë kërkesa sepse mishi është egoist dhe dëshiron të vetën, por ne nuk kemi përse iu nënshtrohemi këtyre kërkesave. Ne thjesht mund të themi, “Nuk të njoh më, nuk ke autoritet mbi mua.” Ndërsa marrim këtë qëndrim kundër nënshtrimit ndaj kërkesave të jetësh mishore, e nderojmë Perëndinë dhe mund ta shijojmë praninë e Tij. Mesazhi për sot është i thjeshtë: “Thuaji jo vetes dhe thuaji po Perëndisë.” Bibla thotë se jemi të vdekur ndaj mëkatit. Ndërsa mëkati nuk ka vdekur; ai gjithmonë do të përpiqet të na zhysë në të, por ne mund të themi jo!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos e jeto jetën sipas mishit, duke përmbushur orekset dhe impulset e natyrës tënde mishore.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon