Pranoni kohën e Perëndisë

Pranoni kohën e Perëndisë

…Perëndia nuk e çoi nëpër rrugën e vendit të filistenjve, megjithëse kjo ishte më e shkurtra, sepse Perëndia tha: “Që të mos pendohet populli kur të shohë luftën dhe të mos kthehet në Egjipt.” Por Perëndia bëri që populli të vinte një herë përqark, nëpër rrugën e shkretëtirës… – Eksodi 13:17-18

Perëndia na jep shpresë dhe ëndrra për gjëra të caktuara që të ndodhin në jetën tonë, por Ai nuk na lejon gjithmonë të shohim planin e plotë që ka. Edhe pse irrituese, të mos dimë kohën e saktë është ajo që na mban në program. Kur pranojmë kohën e Perëndisë, ne mund të mësojmë të jetojmë në shpresë dhe të shijojmë jetën ndërsa Perëndia po punon me problemet tona.

Eksodi 13:17-18 na tregon se Perëndia bëri që populli t’i binte nga rruga e gjatë dhe e vështirë për në Tokën e Premtuar sepse e dinte që ata nuk ishin gati për të shkuar atje. Duhej kohë për trajnimin e tyre dhe u duhej të përballonin disa situata më parë. Dhe gjatë procesit, Perëndia asnjëherë nuk dështoi të përkujdesej për ta dhe t’u tregonte se çfarë kërkonte prej tyre.

E njejta gjë është e vërtetë edhe për jetët tona…periudha e trajnimit të Perëndisë thjesht kërkon që ne të bëjmë çfarë ai na thotë të bëjmë kur ai na thotë që ta bëjmë, pa e vënë në dyshim apo të përpiqemi ta zbulojmë gjithçka vet. Pavarësisht kohës që merr, ne gjithmonë mund ta dimë që do të bëhet më mirë kur e pranojmë kohën e Perëndisë.


Lutje

Perëndi, unë e pranoj kohën Tënde, ndoshta jo gjithmonë do ta kuptoj, por e di që rrugët e tua janë të përsosura dhe të besoj ty plotësisht.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon