a po kërkoni gjërat e duhura?

Sespe (mbi të gjitha) mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët (sipas dëshirës së secilit), por drejtësi (gjendja që e bën një person të pranueshëm përpara Perëndisë) dhe paqe dhe gëzim ne Frymën e Shenjtë. – Romakëve 14:17

Romakëve 14:17 e përkufizon mbretërinë e Perëndisë si një jetë mirësie, paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë.

Ne jemi bërë për të kërkuar mbretërinë e Tij, por shumë njerëz e kalojnë jetën duke rendur mbas shumë gjërave të tjera. Nuk kanë drejtësi, paqe dhe gëzim sepse po rendin mbas gjërave të tjera.

Unë mendoja se nëse do të kisha gjithë gjërat e botës, nuk do të kisha më shqetësime dhe jeta ime do të ishte e paqtë, por pavarësisht sa shumë gjëra materiale fitoja, asnjëherë nuk mora paqe. Paqja e vërtetë vjen duke qënë një me Perëndinë.

Është e rëndësishme për ne që ta kuptojmë këtë sepse mendoj që shumë të krishterë e kalojnë jetën e tyre duke rendur mbas gjërave të gabuara, kur thesari i vërtetë është Jezusi.

Pra, për çfarë po kërkoni sot? Cili është thesari juaj? Gjërat e botës nuk do t’ju kënaqin, por nëse po kërkoni Perëndinë dhe drejtësinë, paqen dhe gëzimin e tij, do të përjetoni një jetë të kënaqshme dhe përmbushëse të cilën Perëndia do që ju ta keni. Rendni mbas Tij sot.

Lutje

Perëndi, unë sot vendos të mos rend më mbas gjërave tokësore që nuk do të më japin asnjëherë kënaqësi. Unë dua të jem një me Ty, prandaj unë kërkoj drejtësinë, paqen dhe gëzimn Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon