Jetoni Sipas Mënyrës Së Perëndisë

Jetoni Sipas Mënyrës Së Perëndisë

Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të eci në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time [vetëm, me nderim] me frikën e emrit tënd. (PSALMI 86:11)

Nëse ne dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe jetojmë në rrugën e Perndisë, nëse zgjedhim ti shërbejmë Atij, ne mund të shmangim luftimin me Të. Urtësia na thotë ne të lëmë Perëndinë të bëjë me ne atë që Ai dëshiron, kështu që ne të mos vazhdojmë ti vijmë rrotull e rrotull të njëjtit “mal” gjatë të gjithë kohës (shikoni Ligji i Përtërirë 2:3). Unë kam takuar njerëz të cilët janë përballur me të njëjtat pengesa dhe çështje për njëzet vjet ose tridhjetë vjet. Nëse thjesht do t’i ishin bindur Perëndisë që në fillim, ata do të kishin vazhduar jetën e tyre prej kohësh.

Nuk ka rëndësi sa sa të kënaqur mund të jemi kur Perëndia na gjen ne, Ai nuk do të na lërë në atë pozicion për shumë kohë dhe kështu të bëhemi të fjetur. Ai do të na çojë në vende të reja dhe do të na mësojë mësime të reja. Ai dëshiron të jemi plot me jetë, plotësisht të rritur, dhe plot me qëllimet dhe planet e Tij.

Perëndia na ka thënë, “Nëse nuk më kushtoni vëmendje, nëse më injoroni dhe nëse nuk pranoni ndreqjen time, unë do t’ju bërtas. Unë do të përpiqem t’ju ndihmoj, por nëse e mbani të shurdhët veshin tuaj ndaj meje, ju do të vini tek unë në panik kur të hasni në telashe” ( shikoni Fjalët e Urta 1:24-28). Perëndia është i mëshirshëm dhe i durueshëm, por vjen një kohë kur ne duhet të kuptojmë se duhet të jemi të bindur ndaj Tij. Sa më shpejt ne bindemi dhe fillojmë të jetojmë në mënyrën e Perëndisë, aq më shpejt ne mund të lëvizim në planet e mira që Perëndia ka për ne.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lutu, bindu dhe mos u vono!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon