Jezusi dhe Emocionet

Jezusi dhe Emocionet

Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar. HEBRENJVE 4:15

Sipas shkruesit të Hebrenjve, Jezusi përjetoi çdo emocion dhe vuajti çdo ndjenjë si ti dhe unë, por pa mëkatuar. Ai nuk mëkatoi sepse Ai nuk iu dorëzua ndjenjave të tij të gabuara. Ai e njihte Fjalën e Perëndisë në çdo fushë të jetës sepse Ai kaloi vite duke e studiuar atë përpara se të niste shërbesën e Tij. Ti dhe unë nuk do të jemi kurrë në gjendje ti themi jo ndjenjave tona, nëse nuk kemi njohuri të forta të Fjalës së Perëndisë.

Kur dikush më lëndon dhe unë ndihem e inatosur ose e zemëruar, unë lutem: “Jezus, Jam shumë e gëzuar që Ti e kupton se çfarë ndjej unë tani dhe që ti nuk më dënon mua për mënyrën se si po ndjehem. Unë nuk dua t’i dorëzohem emocioneve të mia. Më ndihmo të fal ata që kanë gabuar me mua dhe të mos i nënçmoj ata, dhe të mos kërkoj të më shpaguajnë për dëmin që më kanë shkaktuar.”

Pavarësisht se kur apo si vjen tundimi, Perëndia na ka mundësuar që ti rezistojmë atij. Por ne duhet të njohim Fjalën e Tij dhe të mbështetemi tek Ai për ndihmë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë në forcat tona; është Fjala e Tij dhe Fryma që na mundëson t’i rezistojmë tundimit! Nuk është gabim të ndihesh i tunduar, por është gabim nëse ne i dorëzohemi tundimit.


Menaxhoi emocionet e tua, mos i lejo ato të të menaxhojnë ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon