Jezusi, Princi Yt i Paqes

Jezusi, Princi Yt i Paqes

Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë Gjoni 14:27

Kur ne jemi të stresuar, ne zakonisht përpiqemi të eliminojmë gjërat që na shkaktojnë probleme. Por burimi i stresit nuk janë vështirësitë tona, rrethanat dhe situatat. Stresi vjen kur ne i përqasemi problemeve me perspektivën e botës dhe jo me besimin në Jezus Krishtin, Princi i Paqes.

Ishte gjaku i Jezusit që bleu paqen tonë. Paqja është e jona si dhuratë prej Tij, por ne duhet të jemi të gatshëm të ndryshojmë përqasjen tonë për jetën. Ne nuk mund të kemi ankth, zhgënjim, hidhërim, grindje dhe ofendim, apo qëndrime të ngurta, legaliste dhe të gëzojmë paqen e Perëndisë.

Edhe pse do të kemi çështje shqetësuese për t’u marrë, ne mund të kemi paqen e Jezusit, sepse Ai e ka mposhtur botën dhe e ka privuar botën nga fuqia e saj për të na dëmtuar (Gjoni 16:33). Ai na la me fuqinë që të “mos lejojmë” veten “të trazohemi dhe të shqetësohemi”! Paqja është e disponueshme; gjithçka që duhet të bëni është ta zgjidhni atë!


Princi i Paqes, Jezusi, i Cili jeton brenda atyre që e kanë pranuar Atë, di dhe do të na zbulojë veprimet specifike që duhet të ndërmarrim në çdo situatë për të na drejtuar tek paqja.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon