Ji Besimtar Në Marrëdhënie

Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit [shumë] larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit. (EFESIANËVE 2:13)

Dikur kam qenë, ashtu siç e quaj unë “një besimtare fetare”, dhe gjatë kohës time, i kërkoja ndihmë Perëndisë vetëm kur unë përballesha me me situata që më dukeshin të dëshpëruara , me kriza, ose me probleme serioze për të cilat nuk mund të gjeja dot vetë një zgjidhje. Gjithashtu gjatë asaj kohe, lutesha – jo shumë – por lutesha sepse ishte diçka “fetare” që duhej bërë.

Pasi u bëra, ashtu siç unë e quaj “një besimtare në marrëdhënie”, shumë shpejt mësova që Fryma e Shenjtë banonte brenda meje për të qenë Ngushëlluesi im, Mësuesi im, Miku im, Ndihmuesi im – dhe zbulova që kisha nevojë për ndihmë në gjithçka, duke filluar nga rregullimi i flokëve, fitimi i pikëve të larta në lojë, të gjeja dhuratën e duhur për një mike, të merrja vendimet e duhura dhe të përballoja rrethanat dëshpëruese dhe problemet serioze të jetës.

Kur e kuptova vërtet këtë të vërtetë dhe kuptova se Jezusi nuk vdiq për të më dhënë një fe të veçantë, por për të më sjellë në një marrëdhënie të thellë personale me Perëndinë, bëra kalimin nga një “besimtare fetare” në një “besimtare marrëdhënie”. Besimi im nuk bazohej më në ato që unë i konsideroja veprat e mia të mira, por në veprat e Jezusit. Pashë se mëshira dhe mirësia e Zotit më hapën rrugën për të qenë në shoqëri të ngushtë me Perëndinë për të marrë ndihmën e Tij në çdo fushë të jetës sime, për të dëgjuar zërin e Tij dhe për të shijuar komunikimin intim me Të.


Fjala e perëndisë për sot: Qëndroi marrëdhënies , jo fetarizmit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon