Ji Frymërisht Gjallë

Ji Frymërisht Gjallë

Sepse ligji i Frymës së jetës [që është] në Krishtin Jezus [ligji qenies tonë të re] më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes (ROMAKËVE 8:2)

Kur ne përpiqemi të kemi marrëdhënie e Perëndinë duke mbajtur të gjitha ligjet fetare në dështojmë mjerueshëm dhe gjithmonë ndihemi të humbur. Jezusi i mba‑ jti ligjin në mënyrë të përsosur për ne dhe pagoi borxhin që ne i detyroheshim Perëndisë për mëkatin dhe padrejtësinë tonë. Ai hapi një rrugë për ne, që t’i afrohe‑ mi Perëndisë përmes besimit në Të dhe jo nëpërmjet veprave tona.

Jezusi tha që nëse ne e duam atë , do t’i bindemi urdhërimeve të Tij ( shikoni Gjoni 14:15). Ai nuk tha që nëse i respektojmë të gjitha urdhërimet e Tij, atëherë Ai do të na dojë. Perëndia tashmë na do dhe Ai dëshiron që ne t’i përgjigjemi dashurisë së Tij duke bërë me dëshirë çmos për t’iu bindur Atij. Ai gjithashtu dëshiron që ne të dimë se kur bëjmë gabime mund të falemi menjëherë dhe plotësisht.

Sipas Besëlidhjes së Vjetër, mëkati prodhoi vdekje shpirtërore, por ligji i dashurisë nën të cilin ne jetojmë tani prodhon jetë në ne. Dashuria e Zotit është e mahnitshme dhe të kuptuarit se ne nuk jemi nën presion për të performuar në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës na mundëson të pushojmë në praninë e Tij dhe të dëgjojmë zërin e Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vepra e Jezusit në kryq na mundëson të gëzojmë miqësinë personale me Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon