Ji i Fortë Dhe Trim

Ji i Fortë Dhe Trim

Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh sipas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; (JOZUEU 1:7)

Perëndia dëshiron që ne të jemi plotësisht të lirë nga frika. Ai nuk dëshiron që ne të jetojmë në mundime dhe nuk dëshiron që frika të na ndalojë të bëjmë me besim atë që Ai na thotë të bëjmë. Perëndia lëviz në emrin tonë kur përqendrohemi tek Ai në vend të frikës, kur dëgjojmë zërin e Tij në vend të zërit të frikës. Kur kemi mendime ose ndjenja të frikshme, armiku ynë, Satani, thjesht po përpiqet të na shkëpusë nga Perëndia dhe vullneti i Tij për jetën tonë. Ne mund të ndiejmë frikë në periudha të ndryshme të jetës sonë, por ne mund të zgjedhim t’i besojmë Perëndisë dhe, nëse kemi nevojë, “ta bëjmë atë me frikë”.

Perëndia i foli zemrës time për “të mos patur frikë” shumë vite më parë. Kur Ai i tha Jozueut të “mos kishte frikë”, Ai po e paralajmëronte atë që frika do të përpiqej ta ndalte atë nga kryerja e asaj që Perëndia dëshironte që ai të bënte. Perëndia i tha Jozueut të mos e lejonte frikën që ta kontrollonte atë, por të vazhdonte të ecte përpara, i fortë dhe plot kurajo.

Kur ne ndihemi të frikësuar, gjëja e parë që ne duhet të bëjmë është të lutemi. Ne duhet të jemi të vendosur të kërkojmë Perëndinë derisa të dimë se kemi fitore emocionale dhe mendore mbi frikën. Ndërsa ne e bëjmë këtë po fokusohemi tek Perëndia dhe jo tek frikërat tona. Ne po adhurojmë Atë për Kush Ai është dhe po shprehin vlerësimin tonë për të mirat që na ka bërë, është duke bërë dhe do të vazhdojë të bëjë.

Herën tjetër kur të përballeni me frikën në jetën tuaj, mbani mend të jeni të fortë dhe plot me kurajo dhe vazhdoni të ecni përpara në vullnetin e Perëndisë. Edhe nëse do ju duhet të bëni diçka duke patur frikë, vazhdoni të ecni përpara dhe bëjeni duke qenë të fokusuar tek Perëndia dhe jo tek frika juaj.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ndiqni zërin e Perëndisë, jo zërin e frikës.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon