mënyra më e mirë për të filluar ditën

Unë zgjohem para agimit dhe bërtas (si fëmijë që lutet); unë kam shpresë te fjala jote. – Psalmeve 119:147

Si e filloni ditën tuaj? A nxitoni të ngriheni nga krevati që mezi dilni nga shtëpia në kohë? A e ndizni televizorin? A bëni stërvitje? Cilado qoftë rutina juaj e mëngjesit, pyetja më e rëndësishme që duhet t’i bëni vetes është, “Çfarë roli do Perëndia që të luaj kur filloj ditën time?”

Më mori shumë kohë ta kuptoja këtë, por tani e di që mënyra më e mirë për të filluar ditën është duke falenderuar Perëndinë për çfarë Ai ka bërë për mua dhe t’i kërkoj Atij si mund të jem një bekim për të tjerët.

Ju inkurajoj të kaloni kohë çdo mëngjes duke u përqëndruar në gjërat e mira që Perëndia ka për jetën tuaj. Mendoni për rrezikun dhe vështirësitë që i keni mposhtur me Perëndinë, mënyrën si ju ka shëruar dhe ndryshuar, dhe sa mirë është të dini që Ai kujdeset për ju dhe dëgjon lutjet tuaja.

Kur mësoni të përqëndroni mendjen tuaj tek Perëndia çdo mëngjes, Ai do t’ju japë gjithë paqen dhe gëzimin që keni nevojë për të jetuar për Atë ndërsa filloni ditën tuaj.

Lutje

Zot, unë marr një vendim se gjëja e parë që do të bëj në mëngjes është të të takoj Ty. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa të të kërkoj Ty dhe të marr paqen dhe gëzimin Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon