mbani përgjegjësi për lumturinë tuaj

mbani përgjegjësi për lumturinë tuaj

Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë sesa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë. – Predikuesit 3:12

Një nga mësimet më të rëndësishme që kam mësuar është se nuk mund të mbështetem tek të tjerët për të më bërë të lumtur. Perëndia na ka dhënë aftësinë të mbajmë përgjegjësi për lumturinë tonë.

Shumë njerëz nuk janë të lumtur derisa një person i caktuar të sillet në një mënyrë të caktuar, ose një situatë e caktuar të funksionojë në mënyrën që duan. Çdo ditë ne lejojmë lumturinë tonë të varet nga të tjerët dhe nga situatat, kur në të vërtetë, Perëndia do që të gjejmë lumturinë tek Ai.

Kohë më parë, unë ndihesha keq për veten kur Dejv shkonte të luantë golf një ditë mbas konferencave tona. Unë doja që ai të bënte pazar me mua ose të shikonim një film bashkë. Por Perëndia më tregoi që ne kemi mënyra të ndryshme si qetësohemi dhe shtendosemi.

Ky është thjesht një shembull, por ka shumë mënyra si ne vendosim pritshmëritë jorealiste tek njerëzit dhe mbështetemi tek ata për të na bërë të lumtur. Perëndia do që ne të kthejmë sytë tek Ai dhe të mbështetemi tek Ai për lumturinë tonë.


Lutje

Perëndi, lumturia ime duhet të varet vetëm prej Teje, jo tek njerëzit e tjerë dhe situatat. Më ndihmo të shikoj pritshmëritë realiste që kam në mënyrë që unë të mbaj përgjegjësi për lumturinë time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon