Ji I Zellshëm Në Lutje

Ji I Zellshëm Në Lutje

Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes. ( Psalmi 109:4)

Lutja mund të jetë e shkurtër dhe sërish të jetë efektive, por kjo nuk do të thotë që kohët e zgjatura të bisedimit dhe dëgjimit të Perëndisë nuk janë të rëndësishme dhe të çmuara. Në fakt, përveç lutjes së përditshme, unë rekomandoj veçimin për ditë të tëra ose disa ditë radhazi kushtuar posaçërisht kërkimit të Zotit në lutje dhe studimit të Fjalës së Tij. Kohët e agjërimit mund të jenë gjithashtu shumë të dobishme shpirtërisht. Edhe pse lutja është e thjeshtë dhe nuk duhet parë kurrë si e ndërlikuar, ka edhe raste kur lutja është punë. Ndonjëherë ne duhet të punojmë në lutje derisa të hiqet një çështje specifike që Perëndia ka vendosur në zemrat tona ose duhet të presim me durim ose të sakrifikojmë diçka në mënyrë që të dëgjojmë zërin e Perëndisë. Por, në të njëjtën kohë, nuk duhet të lejojmë që djalli të na bëjë të besojmë se lutja duhet të jetë e vështirë dhe e ndërlikuar.

Djalli punon gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të na vjedhë nderin e komunikimit me Perëndinë. Ai nuk do që ne të ndajmë zemrat tona me Perëndinë dhe Ai sigurisht nuk dëshiron të dëgjojë zërin e Perëndisë. Unë ju inkurajoj të jeni të zellshëm dhe besnikë për të komunikuar me Perëndinë dhe për të rizbuluar privilegjin e thjeshtë të një marrëdhënie të pasur, përmbushëse dhe shpërblyese me Perëndinë në të cilën ti i flet Atij dhe Ai të flet ty.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Qëndro në kontakt.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon