Ju Keni Një Avokat

Ju Keni Një Avokat

Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i drejtëson.[ domethënë, kush na vendos në lidhje të drejtë me Veten e Tij? Kush do të dalë përpara dhe do të akuzojë ose fajësojë ata që Perëndia ka zgjedhur?] (ROMAKËVE 8:33)

Fryma e Shenjtë është Avokati ynë. Nëse e gjurmojmë fjalën avokat në kuptimin e saj origjinal në greqishten biblike, zbulojmë se Ai është thirrur të na vijë në ndihmë; Ai është caktuar nga Perëndia që të na ndihmojë, të mbajë anën tonë ose të mbrojë kauzën tonë.

Fryma e Shenjtë është thirrur fjalë për fjalë pranë nesh për të na ndihmuar në çdo mënyrë. Kur ne kemi nevojë të mbrohemi, Ai na mbron, duke vepruar si një ndihmës ligjor për një klient. Është mirë të dimë se nuk kemi pse të mbrohemi kur akuzohemi për ndonjë veprim ose motiv të gabuar. Ne mund të kërkojmë ndihmë nga i Shenjti dhe presim ta marrim atë sepse Ai është Mbrojtësi ynë. Vetëm ai mendim duhet të na sjellë ngushëllim dhe inkurajim.

Shumica prej nesh shpenzojnë shumë kohë dhe energji duke u përpjekur për të mbrojtur veten, reputacionin tonë, pozicionet tona, veprimet tona, fjalët tona dhe vendimet tona. Ne me të vërtetë po humbasim kohën tonë. Kur të tjerët janë gjykues ndaj nesh, ne më në fund pas shumë përpjekjesh mund t’i bindim ata për pastërtinë tonë të zemrës. Por problemi qëndron në faktin se nëse ata janë gjykues në natyrë ose karakter, ata shpejt do të gjejnë diçka tjetër për të cilën do të na gjykojnë. Mënyra më e mirë e veprimit është që ne të lutemi dhe ta lëmë Frymën e Shenjtë të bëjë punën e Tij dhe të jetë Avokati dhe Mbrojtja jonë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fryma e Shenjtë është Avokati dhe Mbrojtësi yt.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon