Kalo

Kalo

Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe kërraba jote janë ato që më japin zemër. (PSALMI 23:4)

Shpesh herë flasim për “për atë që po kalojmë,” por lajmi i mirë është që po e kalojmë; nuk kemi ngecur në problemet tona pa një rrugëdalje. Perëndia nuk na premton jetë pa telashe, por premton se do të jetë me ne dhe se kurrë nuk do të na braktisë. Kur Perëndia na ndihmon të kalojmë një situatë, Ai gjithmonë na jep mësime të vlefshme që mund t’i përdorim në të ardhmen.

Një nga kohët më të rëndësishme për të dëgjuar prej Perëndisë është kur kemi nevojë për drejtim teksa kalojmë vështirësi. Ç’duhet të bëjmë? Sa do të zgjasë problemi? Psalmi i sotëm do të na udhëzojë teksa kalojmë nëpër vështirësi. Besimi se Perëndia do të na ndihmojë, na mban larg dorëheqjes në mes të vështirësive tona.

Te letra drejtuar Hebrenjve thuhet se Perëndia dëshiron që ne të tregojmë deri në fund të njëjtin zell për të arritur sigurimin e plotë të shpresës (shiko Hebrenjve 6:11). Satani dëshiron që të dekurajohemi dhe të dorëzohemi, por Perëndia na jep fuqi që t’ia dalim! Mos ji ai person që i fillon gjërat por nuk i përfundon kur situata vështirësohet. Kur fillojmë diçka, duhet ta marrim parasysh koston dhe të sigurohemi që kemi gjithçka nevojitet për ta përfunduar në mënyrë që të mos dukemi të marrë. T’i çosh gjërat deri në fund kërkon vendosmëri – të vazhdosh edhe kur të gjitha ndjesitë e mira të jenë larguar dhe të tjerët të jenë dorëzuar. Nëse arrin deri në fund do të marrësh shpërblimin e besimit tënd.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Teksa kalon nëpër luginat e jetës, Perëndia gjithmonë do të të udhëheq dhe do të të ngushëlloj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon