Kaloje Testin

Por, o Zot i ushtrive, gjykatës i drejtë, që shqyrton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse unë të bëra të njohur çështjen time. JEREMIA 11:20

E gjithë jeta jonë është e mbushur me sfida që testojnë vendosmërinë tonë dhe cilësinë e karakterit tonë, teste që mund të na forcojnë dhe të na sjellin më thellë në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Ato na ndihmojnë ne të njohim me vërtetësi veten tonë , dhe janë ndihmuese në përcaktimin e zonave të dobëta të karakterit tonë.

Si testohet diçka? Presioni aplikohet për të parë nëse performohet në mënyrën e duhur. Perëndia i lejon testet të vijnë në jetën tonë për të zbuluar pikat tona të forta dhe dobësitë tona dhe qëllimi ynë duhet të jetë gjithmonë kalimi i testeve, jo shmangia e tyre. Testet gjithmonë vijnë përpara promovimit! Nëse dëshironi të promovoheni, do ju duhet të kaloni testet nga Perëndia.

Apostulli Jakob deklaron që testet nxjerrin në pah gjërat që janë në ne ( Jakobit 1:2-4), dhe unë sigurisht e kam parë këtë të jetë e vërtetë. Ato na tregojnë ne fushat ku ne duhet të rritemi në Perëndinë, dhe fushat në të cilat kemi ende nevojë për ndihmë. Kjo është një gjë e mirë, sepse ne nuk mund të përmirësohemi në asnjë fushë nëse ne nuk e dimë se ku janë dobësitë tona.


Karakteri zbulohet vërtetë kur aplikohet presion.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon