këmbëngulni në një jetë me qëllim

këmbëngulni në një jetë me qëllim

Por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj. – 1 Pjetër 1:15

Unë mendoj që duhet të tregojmë më tepër kujdes për mënyrën si jetojmë. Jo të kemi kujdes për të jetuar në frikë, por të jetojmë në perëndishmëri, jo në mënyrë legaliste.

Jeta jonë mund të shkojë dëm kur nuk jemi të kujdesshëm me miqtë që zgjedhim, programet televizive apo filmat që shikojmë, çfarë librash lexojmë apo si i shpenzojmë paratë tona dhe çfarë bëjmë me kohën tonë.

Si të krishterë duhet të këmbëngulim në shenjtëri dhe të kuptojmë që jemi të shenjtë, domethënë të ndarë mënjanë për përdorimin e Perëndisë. Në çastin që pranojmë Krishtin si Shpëtimtarin tonë, jemi shenjtëruar nga Fryma e Shenjtë dhe jemi ndarë mënjanë për qëllimet e Perëndisë. Do të ndihemi bosh dhe të irrituar nëse nuk e përmbushim qëllimin tonë apo nuk këmbëngulim në qëllimin tonë.

Ju nxis të ndiqni qëllimin e shënjtërisë. Kur përballeni me vendime sfiduese, pyesni Perëndinë çfarë të bëni dhe zgjidhni rrugën e shenjtërisë që Ai ka shtruar për ju.


Lutje

Jezus, më ndihmo të jem vigjilent për çdo gjë që më largon nga një jetë e shenjtë. Me udhëheqjen tënde, dua të jetoj në rrugën e shenjtërisë që Ti ke për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon