Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. (ROMAKËVE 12:18)
Nëse ne duam të dëgjojmë nga Perëndia, ne duhet të krijojmë një atmosferë të përshtatshme për prezencën e Tij. Me atmosferë nënkuptoj mjedisin ose gjendjen shpirtërore mbizotëruese që na rrethon. Atmosfera krijohet nga qëndrimet dhe qëndrime të caktuara përmirësojnë ose pengojnë marrëdhënien tonë me Perëndinë. Për të dëgjuar nga Perëndia ne kemi nevojë për një atmosferë paqeje dhe ne mund ta ruajmë paqen përmes qëndrimeve tona të besimit në Zot dhe gatishmërisë për të falur ata me të cilët mund të jemi të mërzitur.
Ne mund të ndiejmë grindje në atmosferë kur ajo është e pranishme. Po kështu, ne mund të ndiejmë paqen në vendet ku njerëzit dhe situatat janë në paqe dhe ne duhet të punojmë për të krijuar dhe mbajtur një atmosferë paqësore kudo që të shkojmë sepse nuk mund të dëgjojmë nga Perëndia në mes të trazirave. Një qëndrim grindjeje dhe mosmarrëveshje nuk krijon një atmosferë në të cilën Perëndia do të flasë, por Ai do të flasë në atmosferë paqësore ku zemrat ‑ dhe mendjet ‑ janë në paqe dhe plot dashuri.
Për të gëzuar plotësinë e prezencës së Perëndisë ne duhet që vazhdimisht të mbajmë një atmosferë rreth nesh dhe në zemrat tona që na lejon ta nderojmë Atë. Nëse duam të dëgjojmë nga Perëndia, duhet t’i dorëzojmë të gjitha qëndrimet e këqija sundimit të Jezus Krishtit që të mund të ndihmojmë në krijimin e atmosferave në të cilat mund të ndiejmë praninë e Tij dhe të dëgjojmë zërin e Tij.
Fjala e perëndisë për sot: Bëjeni “paqebërësin” rolin tuaj.