Kufijtë Kanë Një Qëllim!

Kufijtë Kanë Një Qëllim!

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në mençurinë tënde; pranoje në të gjitha rrugët e tua dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. – Fjalët e Urta 3:5-6

Disa nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë janë ushtrimi i vet-kontrollit dhe vet-disiplinimit, vendosja e kufijve dhe limiteve në jetën tonë. Një jetë që nuk ka disiplinë është e mbushur me pakujdesi. Fjala e Perëndisë vendos kufijtë e duhur për të na mbajtur në zonën e mbrojtur. Na dikton se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë është më mirë të mos e bëjmë, në mënyrë që të jemi të mbrojtur.

Si të krishterë ne mund të mendojmë që është emocionuese të jetojmë një jetë të momentit. Na pëlqen të themi: “Po! Kështu jam unë! Jetoj momentin!” Është bërë një mënyrë popullore e të parit të jetës. Megjithatë, për të qënë e sinqertë, Perëndia nuk dëshiron që ne të jetojmë kështu, sepse ndryshe nuk do të kemi kufij ndaj gabimeve.

Autostradat kanë vija, një për çdo anë dhe një në qëndër. Këto vija përcaktojnë kufijtë për sigurinë tonë, ndërsa ngasim makinën. Nëse kalojmë vijën në anë, mund të rrëzohemi në kanal. Nëse kalojmë vijën në qëndër, mund të vritemi. Na pëlqejnë këto vija, sepse na mbajnë të sigurtë.

Kështu është edhe me jetët tona personale. Kur ne kemi barriera dhe kufij, ndihemi shumë më mirë dhe përjetojmë paqen e Perëndisë. Çelësi është të shkojmë te Fjala e Perëndisë, aty, ku Ai ka vendosur gjithë barrierat që na duhen për të jetuar. Lejoni Perëndinë të drejtojë rrugën tuaj çdo ditë.


Lutje

Perëndi, unë e njoh nevojën për kufij në jetën time. Ndërsa lexoj Fjalën tënde, më trego si të përdor kufijtë e Tu të shëndetshëm në jetën time sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon