Kuptoni Hirin, Ecni Në Besim

Kuptoni Hirin, Ecni Në Besim

Sepse, me anë të hirit (favori i Perëndisë, i pamerituar) jeni të shpëtuar (çliruar nga gjykimi dhe pjestarë të shpëtimit të Krishtit), nëpërmjet besimit (tuaj)… —Efesianëve 2:8

Shumë nga ne e dinë që jemi të shpëtuar me anë të hirit, por unë pyes veten sa njerëz e kuptojnë vërtetë fuqinë e hirit të Perëndisë.

Gjithçka që ne marrim prej Perëndisë duhet të vijë nga hiri përmes besimit. Pra, kur kuptoni hirin, mund të ecni në besim dhe të merrni bekimet e Perëndisë.

Hiri i Perëndisë nuk është i ndërlikuar apo konfuzues. Është i thjeshtë dhe prandaj shumë njerëz nuk e kuptojnë. Nuk ka asgjë më të fuqishme se hiri. Gjithçka në Bibël, shpëtimi, mbushja me Frymën e Shenjtë, bashkësia me Perëndinë dhe gjithë fitoret e çdo dite të jetës sonë, bazohen tek hiri. Pa hirin, ne nuk jemi asgjë, nuk kemi asgjë, nuk mund të bëjmë asgjë.

Sot, jo vetëm dëgjoni për hirin, por edhe kuptoni që asgjë në jetët tona nuk varet nga meritat, aftësitë apo veprat tona, por nga gatishmëria e Perëndisë për të përdorur fuqinë e tij të pafundme për të përmbushur nevojat tona. Ky është hiri.

Përqëndrohuni në këtë të vërtetë dhe shikoni besimin tuaj të rritet.


Lutje

Perëndi, unë dua që jo vetëm të dëgjoj për hirin Tënd por edhe të kuptoj fuqinë e tij të vërtetë. Më ndihmo të kuptoj sa i mrekullueshëm është hiri yt që besimi im të mund të rritet.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon