Kur Ndihemi të Dekurajuar

Kur Ndihemi të Dekurajuar

Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve! PSALMI 27:13

Ne të gjithë kemi qenë të zhgënjyer herë pas here. Do të ishte habi nëse e kemi kaluar javën pa asnjë lloj zhgënjimi. Ne jemi të “caktuar” (të vendosur në një drejtim të caktuar) që diçka të ndodhë në një mënyrë të caktuar, dhe kur nuk ndodh kështu, ne ndihemi të “zhgënjyer”.

Zhgënjimi i pa trajtuar kthehet në dekurajim. Nëse ne qëndrojmë të dekurajuar për një kohë të gjatë, ne jemi të prirur të shkatërrohemi dhe shkatërrimi na lë të paftë për të përballuar situatat.

Shumë të krishterë të shkatërruar jetojnë jetën të mposhtur sepse nuk kanë mësuar se si të trajtojnë zhgënjimin. Shkatërrimi që ata po përjetojnë ka shumë të ngjarë të fillojë me një zhgënjim të vogël që nuk u trajtua siç duhet.

Nuk është vullneti i Perëndisë që ne të jetojmë të zhgënjyer, të shkatërruar dhe të shtypur. Kur ne jemi të “zhgënjyer”, ne mund të zgjedhim të mos qëndrojmë në atë vend, që të mos dekurajohemi dhe shkatërrohemi.

Kur ne mësojmë ta vendosim shpresën tonë dhe sigurinë në Shkëmbin që është Jezusi ( 1 Korintasve 10:4) dhe i rezistojmë djallit që në fillim (1 Pjetrit 5:8-9), ne mund të jetojmë në gëzimin dhe paqen e Zotit, të lirë prej dekurajimit.


Zgjidhni të përballoni në mënyrë agresive djallin në mënyrë që të mund të jetoni në plotësinë e jetës që Perëndia ka siguruar për ju nëpërmjet Birit të Tij Jezu Krishtit

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon