Lejoje Perëndinë Të Drejtojë Jetën Tënde

Lejoje Perëndinë Të Drejtojë Jetën Tënde

Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhja jote… (LIGJI I PËRTËRIRË 30:19)

Tek Gjoni 16:8, Jezusi tha se Fryma e Shenjtë do të “bindë” botën për mëkat dhe drejtësi. Ai nuk tha asgjë që Fryma e Shenjtë do të sjellë dënim. Ai tha se Ai sjell “ demonstrimin …..për mëkatin dhe për drejtësinë.”

Fryma e Shenjtë zbulon rezultatet e mëkatit dhe rezultatet e drejtësisë që njerëzit të kuptojnë se cilin shteg të ndjekin. Ai e bën të qartë dallimin midis të drejtës dhe të gabuarës, midis bekimit dhe mallkimit, dhe midis jetës dhe vdekjes që njerëzit të mund t’i kërkojnë ndihmë Perëndisë për të zgjedhur jetën.

Njerëzit të cilët jetojnë në mëkat kanë jetë të mjerueshme. Herë pas here has njerëz që i njihja vite më parë dhe që nuk i kam parë prej shumë kohësh. Disa nga këta njerëz nuk kanë jetuar për Zotin dhe stili i jetës së ashpër dhe të vrazhdë që ata kanë zgjedhur u ka shkaktuar dëm. Zgjedhjet e athëta, të trishtuara, të mjera që kanë bërë janë të dukshme, sepse mëkati i ka bërë të duken të trishtuar dhe shpesh më të vjetër se sa janë. Ata janë individë të palumtur, negativë dhe të pakënaqur shpesh të mbushur me hidhërim, sepse jeta e tyre nuk ka qenë e mirë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se jeta e tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i zgjedhjeve të këqija që kanë bërë.

Rezultati i mëkatit mund të vërehet kudo. Linja midis atyre që e duan dhe i shërbejnë Perëndisë dhe atyre që nuk e duan, po bëhet mjaft e qartë. Perëndia na lutet të bëjmë zgjedhje të drejta, ato që do të na çojnë në jetën që Ai dëshiron që ne të gëzojmë. Ka dy shtigje përpara secilit prej nesh: një shteg i gjerë që të çon në mëkat dhe shkatërrim dhe një shteg i ngushtë që të çon në jetë (shih Mateu 7:13–14). Ju inkurajoj të zgjidhni jetën sot dhe çdo ditë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Zgjedhet e mira bëhen një jetë e mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon