Lidhja Që Mungon

Lidhja Që Mungon

“Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur; do të pikëllohen për të, ashtu si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur. ZAKARIA 12:10

Mesazhi i hirit të Perëndisë ka qenë mesazhi i vetëm më i rëndësishëm që Fryma e Shenjtë më ka shërbyer. E gjithë përvoja ime e krishterë ishte një luftë përpara se të mësoja për fuqinë shpirtërore të hirit. T’u mësosh njerëzve besimin dhe të mos u mësosh atyre hirin është, për mendimin tim, “lidhja që mungon” në ecjen e besimit të shumë njerëzve.

Hiri është fuqia e Frymës së Shenjtë që është në dispozicion për të bërë gjithçka që duhet bërë në jetën tonë, dhe fuqia për të sjellë dhe mbështetur ndryshimin. Është aftësia e Perëndisë që na vjen falas. Nëpërmjet besimit merret hiri i Perëndisë. Besimi nuk është çmimi që blen bekimet e Perëndisë, por është dora që i merr ato.

Vetëm të dëgjoj fjalën hir është qetësuese për mua. Gjithmonë mbani mend se kur ndiheni të zhgënjyer, është sepse keni hyrë në përpjekjet tuaja dhe keni nevojë të ktheheni në fuqinë e Perëndisë. Hiri të lë të fortë dhe të qetë; veprat e mishit ju bëjnë të dobët dhe të pafuqishëm, të frustruar dhe të furishëm. Mbështetuni te Perëndia në gjithçka që bëni sot dhe çdo ditë, sepse pa Të, nuk mund të bëni asgjë (Gjoni 15:5).


Merrni jo vetëm hirin për shpëtim, por merrni hir, hir dhe më shumë hir që të mund të jetoni në fitore dhe duke përlëvduar Jezusin çdo ditë të jetës tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon