Lloje të Ndryshme Favoresh

Lloje të Ndryshme Favoresh

Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona. PSALMI 90:17

Ka një dallim midis favorit natyror dhe favorit të mbinatyrshëm. Favori natyror mund të fitohet, ndërsa favori i mbinatyrshëm nuk mund të fitohet. Nëse ti punon mjaftueshëm fort dhe mjaftueshëm gjatë, do të kesh njerëz që do të të pëlqejnë dhe pranojnë shumicën e kohës. Por ai pranim duhet të mirëmbahet në të njëjtën mënyrë siç u fitua. Të thuash dhe të bësh gjërat e duhura gjithë kohën në mënyrë që të kesh favorin e
njerëzve është një formë skllavërie.

Nëse ne zgjedhim të ndjekim Perëndinë në vend të njerëzve, Ai do të na japë ne favorin e Tij. Kjo është një dhuratë e hirit të Tij dhe nuk mund të fitohet. Perëndia nuk dëshiron që ne të shpenzojmë kohën dhe energjinë tonë duke u përpjekur të fitojmë favor. Ai dëshiron që ne t’i besojmë atij për këtë. Kur Perëndia na jep ne favorin e Tij, gjëra të mrekullueshme fillojnë të ndodhin. Dyert e mundësive do të hapen për ju. Ju do të përfundoni me përfitime dhe bekime që nuk i keni fituar ose merituar.

Ne mund të lutemi çdo ditë për favorin e mbinatyrshëm të Perëndisë. Kjo është një dhuratë që vjen me anë të hirit nëpërmjet besimit. Shko dhe kërko, dhe vazhdo të kërkosh dhe do të marrësh!


Kur ne e dimë se gjithçka që kemi dhe gëzojmë është dhuratë nga Perëndia, një rezultat i favorit të mbinatyrshëm të Tij mbi ne, atëherë nuk ka asgjë tjetër për të bërë, por vetëm të themi: “Faleminderit , Zot.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon