lumi të rrjedhë

lumi të rrjedhë

Ai që beson në mua (ai që është besnik dhe beson dhe mbështetet në Mua), siç ka thënë Shkrimi, prej brendësisë së tij do të burojnë (vazhdimisht) lumenj uji të gjallë. – Gjoni 7:38

Si besimtarë në Krishtin, Fryma e Shenjtë brendabanon në ne, duke banuar në frymën tonë. Ky lum është një dhuratë e mrekullueshme, dhënë nga Perëndia secilit prej nesh. Rrjedh me shëndet të mirë, me një pikëpamje pozitive për jetën, zemërgjerë dhe me qëndrim falës.

Megjithatë, shumë njerëz kanë lejuar që lumi i tyre të ndalojë. Janë gjithmonë të shkurajuar, dhe pavarësisht se çfarë bëjnë, duket sikur nuk dalin dot prej aty. Vitet e neglizhencës janë kthyer tashmë nga një lum me rrjedhë të fuqishme, në një rrjedhë të vogël. A njihni njerëz si këta? A tingëllon si jeta juaj?

Derisa të jeni në gjendje të pastroni dhe çlironi lumin tuaj, gjithçka do të jetë e vështirë, zhgënjyese dhe pa përmbushje. Nuk do të jeni në gjendje të shijoni ujin që kënaq si asgjë tjetër.

Bëni një zgjedhje për të ndaluar së luftuari, të mundoheni dhe të ecni në mundim përmes baltës në çdo hap që hidhni. Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të pastroni copërat e vogla. Ai do t’ju tregojë çfarë po e bllokon rrjedhën tuaj dhe si ta hiqni. Më pas, shijoni rrjedhën e kënaqshme të lumit të jetës!


Lutje

Perëndi, unë dua që lumi i ujit të gjallë të rrjedhë në mua. Më trego çfarë pengesash po bllokojnë rrugën dhe më trego si t’i pastroj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon