Lutje Këmbëngulëse

Lutje Këmbëngulëse

Ju nuk keni, sepse nuk lypni. (JAKOBI 4:2)

Perëndia ka siguruar një mënyrë të thjeshtë për ne që t’i marrim gjërat që dëshirojmë pa u lodhur për t’i pasur. Vargu për sot thotë se nuk kemi sepse nuk i kërkojmë Perëndisë. Një lutje nuk mund të marrë përgjigje nëse nuk thuhet; ndaj, duhet të lutemi dhe të kërkojmë. Lloji i lutjes që bëjmë kur kërkojmë quhet lutje peticioni – dhe kjo lloj lutjeje është e rëndësishme sepse Perëndia nuk e bën diçka në tokë nëse askush nuk lutet dhe nuk e kërkon. Siç e sheh, ne bashkëpunojmë me Perëndinë përmes lutjes. Lutja është mjeti me anë të të cilit bashkëveprojmë dhe punojmë me Të në dimensionin frymëror, në mënyrë që gjërat të kryhen në dimensionin natyror. Lutja sjell fuqinë e qiellit në Tokë.

Nëse lutjet tona nuk marrin përgjigje menjëherë, mund të jemi duke kërkuar diçka që nuk është sipas planit të Perëndisë për ne, ose Perëndia do të përgjigjet më vonë sepse po shton besimin tonë dhe po na ndihmon të ndërtojmë muskujt shpirtërorë teksa mësojmë të këmbëngulim dhe durojmë.

Ne duhet të bëjmë peticion përpara Perëndisë dhe t’ia paraqesim kërkesën tonë Atij në vend se të përpiqemi t’i realizojmë vetë gjërat. Po ashtu duhet t’i besojmë urtësisë së Tij për mënyrën se si dhe kur na përgjigjet. Lutja hap derën që Perëndia të punojë, por përpjekja jonë për t’i bërë gjërat me mundin tonë vetëm sa na frustron dhe pengon Perëndinë. Ai po pret që të kërkojmë dhe t’u besojmë mënyrave dhe kohës së Tij. Kur të veprojmë kështu, Ai ka për të vepruar fuqishëm në favorin tonë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia dëshiron të bëjë më shumë për ty se sa ç’mund ta imagjinosh, ndaj fillo të kërkosh me guxim.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon