Lutu dhe Bindu

Lutu dhe Bindu

Ti nuk kënaqesh as me flijime, as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as holokauste, as flijime për mëkatin. (PSALMI 40:6)

Për shumë vjet, dëshiroja që Perëndia të më fliste mua, por dëshiroja të zgjidhja dhe se për cilat gjëra të bindesha. Unë dëshiroja të bëja çfarë Ai thoshte të bëja, nëse ishte e thjeshtë dhe nëse më dukej ide e mirë, por nëse nuk më pëlqente çfarë dëgjoja, veproja sikur nuk ishte nga Perëndia!

Disa nga ato që Perëndia ju thotë do të jenë shumë emocionuese. Gjëra të tjera që Ai thotë mund të mos jenë aq drithëruese, por kjo nuk do të thotë që ato nuk do të funksionojnë për të mirën tuaj nëse thjesht bindeni. Për shembull, nëse Perëndia ju thotë se duhet të kërkoni falje sepse keni qenë i pasjellshëm me dikë, nuk do të funksionojë nëse përgjigjeni: «Epo, edhe ai person ishte i pasjellshëm me mua!» Nëse flisni përsëri me justifikime, ju mund të jeni lutur dhe madje të keni dëgjuar zërin e Perëndisë, por nuk jeni bindur.

Ndërsa shoh pas në më shumë se tre dekada ecje me Perëndinë dhe duke qenë në shërbesë, duhet të them se shpjegimi më i thjeshtë për suksesin që Dave dhe unë kemi gëzuar është se ne kemi mësuar të lutemi, të dëgjojmë nga Perëndia dhe pastaj të bëjmë atë që Ai na thotë për të bërë. Gjatë viteve, ndërsa kam kërkuar Perëndinë dhe kam ecur përpara në atë që kam ndjerë se Ai më ka thënë të bëj, unë mund të them se ajo që kam bërë më shumë se gjithçka tjetër është thjesht të lutem dhe t’i bindem. Bërja e kësaj nuk ka qenë gjithmonë e njohur, por ka funksionuar.

Nëse dëshironi planin e Perëndisë për jetën tuaj, unë mund t›ju jap recetën në formën e saj më bazike: lutuni dhe binduni. Perëndia ju ka dhënë aftësinë për t’i bërë të dyja, dhe nëse i bëni vazhdimisht, do të ecni në vullnetitn e Tij për jetën tuaj.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lutu. Dëgjo me zemrën tënde. Bindju asaj që dëgjove.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon