Kur Danieli mësoi që dokumenti ishte nënshkruar, hyri në shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, me dritaret e saj të hapura në drejtim të Jerusalemit, tri herë në ditë gjunjëzohej, lutej dhe falënderonte Perëndinë e tij, siç e bënte zakonisht më parë. (DANIELI 6:10)
Të falenderosh është shumë e rëndësishme për të qënë në gjendje të dëgjosh zërin e Perëndisë, sepse ashtu si lavdërimi dhe adhurimi, është diçka të cilës Perëndia i përgjigjet. Është diçka që Perëndia e do, diçka që e ngroh zemrën e Tij. Sa herë që i japim një kënaqësi të tillë Perëndisë, intimeti ynë me Të rritet – dhe marrëdhënia jonë me të përmirësohet.
Nëse nuk jemi mirënjohës për atë që ne kemi, pse duhet që Ai të na japë diçka tjetër për të murmuritur? Në anën tjetër, kur Perëndia shikon që ne me sinqeritet e vlerësojmë dhe jemi mirënjohës për gjërat e mëdha dhe të vogla, Ai është i prirur të na bekojë akoma më shumë. Sipas Filipianëve 4:6, gjithçka që i kërkojmë Zotit duhet të paraprihet dhe të shoqërohet me falënderime. Pavarësisht se për çfarë lutemi, falënderimet duhet të shkojnë gjithnjë me të. Një zakon i mirë për t’u zhvilluar është fillimi i të gjitha lutjeve tona me falënderime. Një shembull i kësaj do të ishte: “Faleminderit për gjithçka që ke bërë në jetën time. Zot, je i mrekullueshëm dhe unë vërtet të dua dhe të vlerësoj.”
Unë ju inkurajoj të hetoni jetën tuaj, t’i kushtoni vëmendje mendimeve tuaja dhe fjalëve tuaja, dhe shikoni se sa falenderime shprehni. Nëse doni një sfidë, thjesht përpiquni të kaloni një ditë të tërë pa shqiptuar asnjë fjalë ankese. Zhvilloni një qëndrim falenderues në çdo situatë. Në fakt, thjesht bëhuni jashtëzakonisht mirënjohës – dhe shikoni si intimiteti juaj me Zotin rritet dhe si Ai derdh bekime më të mëdha se kurrë më parë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Flisni fjalë falënderimi, jo fjalë ankese.