Lutu Përpara Se Të Jetë Shumë Vonë

Lutu Përpara Se Të Jetë Shumë Vonë

Kur arriti në vend, u tha atyre: «Lutuni që të mos hyni në tundim». (LUKA 22:40)

Dishepujt po tundoheshin në shumë mënyra teksa prisnin me Jezusin në Kopshtin e Gjetsemanisë. Ata mund të donin të arratiseshin, të fshiheshin apo të vepronin si Pjetri që mohoi se e njihte Krishtin. Jezusi nuk u tha të luteshin që të mos tundoheshin, por u tha të luteshin që të mos hynin në tundim.

Ne do donim shumë që të mos ndiheshim të tunduar për të gabuar, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Bibla thotë se tundimi do të vijë. Një nga arsyet se përse i besojmë Perëndisë është që t’i rezistojmë tundimit për të gabuar. Jezusi donte që ata të luteshin që më pare, në mënyrë që kur të shtohej presioni të ishin mjaftueshëm të fortë dhe të rezistonin.

Nëse një person ka probleme me oreksin është mirë të lutet për fuqi që të refuzojë zgjedhjet e gabuara, përpara se të ulet në tavolinë. Përse të presin derisa presioni t’i shohë në sy dhe të tundohen nga era e mirë e ushqimit? Unë besoj vërtet se nëse do t’i njihnim zonat tona të dobëta dhe të luteshim për fuqi rregullisht, do të shihnim më shumë fitore. E di se tundohem të tregohem e padurueshme nëse më duhet të pres gjatë, ndaj lutem përpara se të përfundoj në të tilla situata dhe kjo më ndihmon. Perëndia na ka premtuar forcën e Tij, por ne duhet t’ia kërkojmë këtë forcë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mund të bësh gjithçka përmes Krishtit që të forcon.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon