Lutuni

Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. FILIPIANËVE 4:6

Shumë herë ne e trajtojmë lutjen si përpjekjen e fundit. Arsyet janë të ndryshme, ne përpiqemi të zgjidhim vetë një problem, supozojmë se Perëndia është shumë i zënë me gjëra të tjera, ose ne ndjejmë që Perëndia është i zemëruar me ne dhe nuk do t’i dëgjojë lutjet tona. Por kur ne nuk lutemi rezultati është i thjeshtë: Ne mbajmë barrë që nuk kemi nevojë t’i mbajmë.

Për shumë besimtarë, jeta është shumë më e vështirë se sa duhet të jetë sepse ne nuk e kuptojmë se sa e rëndësishme është lutja. Nëse do ta kuptonim, ne do të luteshim për gjithçka, jo si një zgjidhje të fundit, por si një reagim të parë.

Tek Jakobi 5:13, apostulli Jakob ofron një zgjidhje të thjesht me tre fjalë për disa prej sfidave të jetës: “Ai duhet të lutet.” Mesazhi për ne në këtë varg është që pavarësisht se çfarë ndodh gjatë ditës, ne mund të shkojmë tek Perëndia në lutje. Ka një përfitim të madh në këtë vendim: sa më shumë që lutesh, aq më pranë Perëndisë do të jesh.

Sa herë që keni një problem, bëjeni lutjen reagimin tuaj të parë. Nëse keni një nevojë, mos hezitoni t’i tregoni Perëndisë për të. Kur jeni të dekurajuar ose ndiheni se doni të hiqni dorë, lejoni Perëndinë të jetë personi i parë me të cilin do të bisedoni dhe t’i tregoni se si ndiheni. Ai ju do, dhe kur shkoni tek Ai në lutje, ju do të mahniteni për ndryshimin që do bëjë kjo gjë në jetën tuaj.


Pavarësisht situatës në të cilën ndodheni, bëjeni lutjen si reagimin tuaj të parë dhe jo si zgjidhjen e fundit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon