Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. ROMAKËVE 8:37
Si besimtarë ne mund të jetojmë me ndjesinë e fitores sepse Pali na siguron që përmes Krishtit Jezus ne jemi më shumë se fitimtarë. Besimi në atë të vërtetë na jep guxim për jetën e përditshme.
Ndonjëherë besimi ynë tronditet kur vijnë sprovat, veçanërisht nëse ato janë të gjata. Por kur kemi një siguri për dashurinë e Perëndisë për ne, pavarësisht se çfarë na vjen kundër ne e dimë thellë brenda vetes se jemi më shumë se fitimtarë. Nëse jemi të sigurt, nuk kemi pse të kemi frikë nga problemet ose kohët e vështira, sepse e dimë se ato do të kalojnë.
Sa herë që një sprovë e çdo lloji vjen kundër jush, mbani mend gjithmonë: Edhe kjo do të kalojë! Jini të sigurte se gjatë provës do të mësoni diçka që do t’ju ndihmojë në të ardhmen.
Sa më afër të jemi me Perëndinë, aq më shumë hapa besimi hedhim, duke vendosur të jemi të sigurte në të gjitha gjërat në Të. Njerëzit me vetëbesim e kryejnë punën. Ata janë të përmbushur sepse po arrijnë të jenë vetvetja.
Ne nuk do të kemi sukses të jemi vetvetja derisa besimin ynë të jetë në Perëndinë.