mos kini një mendim të ekzagjeruar për veten

mos kini një mendim të ekzagjeruar për veten

Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka (shumë i rëndësishëm për t’u kujdesur për barrën e dikujt tjetër), pa qënë asgjë (pa qënë superior përveç se me vlerësimin e vet), gënjen veten e vet. – Galatasve 6:3

Bibla na paralajmëron vazhdimisht kundër krenarisë. Nuk mund të theksoj mjaftueshëm rrezikun e krenarisë. Kur i jepemi krenarisë, i japim armikut vend për ndikim të madh mbi ne.

Kur mendojmë shumë lart për veten, na bën të vlerësojmë të tjerët më pak, harrojmë t’i besojmë Perëndisë dhe të injorojmë të vërtetën se jemi asgjë pa Perëndinë.

Ky lloj qëndrimi apo mendimi është i neveritshëm për Zotin. Duhet të kemi një frikë të shenjtë ndaj krenarisë dhe të mbajmë mend që jemi të veçantë dhe të çmuar sepse Perëndia na do dhe na ka falur, jo sepse mund të arrijmë gjëra të mëdha me forcat tona.

Është e rëndësishme të kuptojmë se sa herë që shkëlqejmë në ndonjë fushë, është vetëm sepse Perëndia na ka dhënë dhuratën e hirit për ta arritur. Kur fillojmë të mendojmë se i kemi arritur gjërat me forcën tonë, fillojmë të hyjmë në krenari.

Mbani mend, ne i përkasim Perëndisë. Në vend që të kemi mendim të ekzagjeruar për veten, le të përqëndrohemi në madhështinë e Perëndisë dhe dashurinë e Tij për ne. Vetëm prej hirit ne mund të kemi sukses në çfarëdo që Ai na thërret të bëjmë.


Lutje

Zot, çdo gjë e mirë në mua dhe jetën time është prej Teje. Unë e përul veten përpara Teje dhe pendohem për krenarinë në të cilën mbahem, duke e ditur që kur të kem sukses dhe shkëlqim, është vetëm prej hirit dhe mirësisë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon