Mendja e Krishtit

Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit. 1 KORINTASVE 2:16

Ty dhe mua na është dhënë mendja e Krishtit. Ky është një premtim direkt nga Fjala e Perëndisë. Që të fillosh të kuptosh se çfarë do të thotë kjo, ki parasysh se si ishte mendja e Jezusit kur Ai jetoi në tokë. Ai ishte i sigurt se Kush Ai ishte. Ai nuk e lejoi negativitetin e të tjerëve ta shpërqendronin Atë. Ai ishte plotësisht i vetëdijshëm që Ai ishte i dashur nga Perëndia. Dhe Ai ishte fokusuar të përmbushte planin e Perëndisë për jetën e Tij.

Tani merrni një moment dhe shikoni se çfarë mendimesh e zënë mendjen tuaj. Nëse shpërqendrohesh nga opinionet e të tjerëve, nëse zemërohesh lehtë, apo nëse mendja jote është plot dyshim dhe mosbesim, ju nuk jeni duke përjetuar ende gjithçka që Perëndia dëshiron për jetën tuaj. Por gjërat mund të ndryshojnë. Perëndia mund të ripërtërijë mendjen tuaj dhe ta sjellë atë në vendin e fitores!

Ripërtëritja e mendjes është një proces që kërkon kohë, dhe është një proces kundër të cilit armiku lufton me agresivitet. Është e rëndësishme që ne qëllimisht të zgjedhim mendimin e duhur. Kur ne ndjejmë se beteja për mendjen tonë është e vështirë, ne mund të vendosim që, me ndihmën e Perëndisë, do të zgjedhim qëllimisht mendimet që prodhojnë jetë.

Ripërtëritja e mendjes zë vend pak nga pak; ndaj mos u dekurajoni nëse procesi duket i ngadaltë. Merr qëndrim dhe thuaj: “Nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti është në anën time. Ai më do dhe po më ndihmon!”


Mendimet tona ndikojnë njeriun tonë të brendshëm, shëndetin tonë, gëzimin tonë, dhe qëndrimin tonë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon